Sport

VIDEO/ Fytyra e Ibrahimoviç tregon shumë për paraqitjen e Milanit në Euroderbin…

Një gjymsëfinale me shumë emocione pritej, por zikaltërit i kanë hequr ato në vetëm tre minuta. Dzeko realizoi golin e parë në minutën e 8 dhe Mkhitarian dyfishoi shifrat në të 11.

11 Maj 2023, 09:03 Nga DOSJA
VIDEO/ Fytyra e Ibrahimoviç tregon shumë për paraqitjen e

ITALI - “Djalli” është kthyer në “engjëll”. Milani i ka zhgënjyer të gjithë në mbrëmjen e sotme kundër Interit. Një gjymsëfinale me shumë emocione pritej, por zikaltërit i kanë hequr ato në vetëm tre minuta. Dzeko realizoi golin e parë në minutën e 8 dhe Mkhitarian dyfishoi shifrat në të 11.


Këtu do të merrte fund historia e takimit që përfundoi 0-2. Milani tentoi të kthehej në pjesën e dytë, por pa mbajtur dot ritmin dhe t’i afrohej më shumë portës. Në një moment kamera ka fokusuar edhe Zlatan Ibrahimovic që tërësisht i pafuqishëm dhe i zhgënjyer, nuk kërkon të shoh më tepër duke qenë fytyra e çdo tifozi të Milanit pas këtij derbi me Interin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll