Sport

Pioli: "Nuk më pëlqeu arbitri. Shpresojmë të rikuperojmë Leaon"

"Më falni, ne donim një tjetër paraqitje dhe një rezultat tjetër. Zikaltrit nuk u futën në zonën tonë deri në minutën e 7-të. Duhet të besojmë në ndeshjen e dytë".

11 Maj 2023, 08:02 Nga DOSJA
Pioli: "Nuk më pëlqeu arbitri. Shpresojmë të

ITALI - Pas humbjes së gjysmëfinale së parë të Ligës së Kampionëve ndaj Interit, Stefano Pioli nuk i fsheh vështirësitë që ka pasur Milani, por vazhdon të besojë në mundësinë e përmbysjes së rezultatit. "Interi luajti më mirë se ne në pjesën e parë dhe shënoi dy gola. Zikaltrit nuk hynë në zonën tonë deri në minutën e 7-të  - shpjegoi trajneri i kuqezinjve -. Ne luajtëm më mirë në pjesën e dytë por nuk arritëm të shënonim. Kjo është diferenca në këto nivele”. 

"Më falni, ne donim një tjetër performancë dhe një rezultat tjetër - shtoi ai - Kur të kthehemi, megjithatë, duhet të besojmë se mund t’ja dalim në ndeshjen e kthimit sepse episodet mund të ndryshojnë lojën.Nuk më pëlqeu arbitri, pashë të përdoreshin standarde të dyfishta .” 

“Leao? Ne e dimë rëndësinë e tij. Ai nuk ishte në gjendje sot. Gjashtë ditë kanë mbetur dhe duhet të presim edhe pak. Shpresa është se ai mund t'ia dalë për të qenë të paktën në ndeshjen e kthimit,’ – tha trajneri i Milanit në deklaratën e tij në përfundim të ndeshjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll