Sport

Pse Leverkusen ka më shumë shanse tani për të marrë Xhakën

Mund të jenë rritur shanset e Bayer Leverkusen për transferimin e Granit Xhakës. Mesa duket Leonita Xhaka dëshiron të kthehet në Rheinland dhe mund të bindë bashkëshortin e saj që të bëjë këtë zgjedhje për në kampionatin gjerman.

11 Maj 2023, 09:28 Nga DOSJA
Pse Leverkusen ka më shumë shanse tani për të marrë

GJERMANI - Xabi Alonso (41) dëshiron të sjellë Granit Xhakën (30) si pozicionin me numër gjashtë tek Leverkuseni i tij i ri për sezonin e ardhshëm. Klubi aktual i kapitenit të përfaqësueses zvicerane, Arsenali, thuhet se është i hapur për një transferim. Londinezët kërkojnë 15 milionë stërlina për mesfushorin e tyre. Thashethemet thonë se mund të ketë edhe një marrëveshje shkëmbimi me ndonjë lojtarë që mund t’i interesojë Arsenali dhe mes emrave që Arteta i ka vënë syrin thuhet që është lojtari i krahut, 24-vjeëari Moussa Diaby.

Bayer Leverkusen ishte i interesuar për mesfushorin e përfaqësues zvicerane edhe verën e kaluar, por transferta dështoi në atë kohë për shkak të tarifës së kërkuar të transferimit prej 30 milionë frangash. Dhe tani shanset për klubin e gjerman mund të rriten.

Sipas “kicker”, Leonita Xhaka (30), gruaja e futbollistit me origjinë nga Kosova, dëshiron të kthehet në vendlindjen e saj në Rheinland. Të dy u takuan dhe u dashuruan gjatë kohës që ylli i përfaqësueses zvicerane lunate në Bundesligë me skuadrën e Mönchengladbach. Modelja dhe futbollisti u martuan në vitin 2017 dhe që atëherë janë bërë prindër të dy vajzave (2 dhe 3 vjeç).

Mirëpo, është e mundur edhe që familja Xhaka të qëndrojë në Londër për një periudhë më të gjatë. Graniti aktualisht po shijon periudhën e tij më të suksesshme në Arsenal që nga debutimi i tij për Gunners kundër Liverpool-it më 14 gusht 2016. Xhaka ka ende kontratë deri në vitin 2024. Mesa duket tashmë ka pasur bisedime fillestare për ta zgjatur atë edhe me një vit. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll