Sport

VIDEO / Interi dominon dhe fiton Euroderbin e parë ndaj Milanit

Milani i pafuqishëm për të ndryshuar fatin e ndeshjes pas dy golave të shpejtë të zikaltërve që në fillimin e lojës.

10 Maj 2023, 22:01 Nga DOSJA

VIDEO / Interi dominon dhe fiton Euroderbin e parë ndaj Milanit

ITALI - 2-0 pas njëmbëdhjetë minutash lojë… Këtë të mërkurë, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League, Interi hapi shpejt rezultatin, falë një breshërie shumë të frymëzuar nga Edin Dzeko, nga e majta, në minutën e 8-të. 

Tre minuta më vonë, pas një krosimi të mirë nga Nicolo Barella, Henrikh Mkhitaryan dyfishoi epërsinë duke rregulluar Mike Maignan me këmbë të sheshtë.

Ndërkohë, në minutën e 15-të tronditet shtylla e Milanit, ishte Calhanoglu që lëshoi një predhë, por fati ishte me kuqezinjtë në këto minuta. Topi më pas shkoi te Mkhitaryan që i vetëm brenda zonës, ka gjuajtur, por u ndal nga portieri Maignan. Dominim i frikshëm i Interit që “flirton” me golin e tretë.

Në minutën e 31-të, gjyqtari Jill Manzano akordoi penallti për zikaltrit për një faull të Kjaer ndaj Lautaro Martinez. Pas kontrollit në VAR, gjithçka u anulua. Me rezultatin 2-0 për Interin u mbyllën 45 minutat e para të ndeshjes, e cila është dominuar nga zikaltrit, ndërkohë që kuqezinjtë e Milanit janë të shokuar.

Nuk ka prodhuar asgjë sa i përket rezultatit pjesa e dytë. Pavarësisht tentativave të kuqezinjëve për të ngushtuar disi rezultatin, në përfundim gjithçka u mbyll me shifrat 0-2 në favor të zikaltërve të cilët tashmë janë më të favorizuar sa i përket ndeshjes së kthimit dhe kualifikimit në finale falë dy golave të shënuar në këtë mbrëmje në “San Siro”.

Ndeshja e kthimit mes Interit dhe Milanit do të luhet më 16 maj, në të njëjtin stadium “San Siro”, nga ku do të dalë përfundimisht edhe skuadra që do të luaj në finalen e Stambollit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll