Politike

Belind Këlliçi flet me emra: Ja kush po bën "kërdinë" në Tiranë. S'do lejoj më ndërtime në qendër të Tiranës

Po ashtu theksoi se nuk do të japë asnjë leje ndërtimi në dy zona të Tiranës. 

11 Maj 2023, 00:13 Nga k.m.
Belind Këlliçi flet me emra: Ja kush po bën
Belind Këlliçi

TIRANË- Kandidati i koalicionit "Bashkë fitojmë" për kryebashkiak të Tiranës, Belind Këlliçi ka përmendur emrat e oligrakëve, që sipas tij veprojnë në Shqipëri. Në fjalën e tij gjatë emisionit “Now me Erla Mëhilli”,. Belind Këlliçi tha se preferon që të flasë më emra dhe me prova. Ai shtoi se për këdo që ka fakte dhe prova do t’i bënte publike dhe do t’i denonconte parregullsitë, qofshin këta edhe oligarkët më të mëdhenj.

“Kam pasur prova për këtë çështje, kam folur për këtë kullë, kam folur për kompaninë, kam folur për ndërtuesin, kam pasur sinjalizime për një rast të ngjashëm në rrugën Myslym Shyri, në hyrje të tregut çam për një individ që marr akuza çdo ditë në telefonin tim që quhet Arben Maloku, që dhe ky ka marrë nga 6 milionë dollarë nga bashkia, ndërkohë që ishte punonjës i bashkisë. Ka ndërtuar nja 2700 metra katrorë pa leje, nja 5 kate pa leje, një pallat tjetër në Tiranë dhe e kam përmendur me emër sepse kam fakte. Keni qejf të përmend Samir Manën, Çet Kastratin, Bashkim Ulaj, Ramë Geci, Vilma Nushi, etj. Më sill një provë dhe e sheh ti e bëj unë publike apo jo,”-u shpreh Këlliçi.

Po ashtu theksoi se nuk do të japë asnjë leje ndërtimi në dy zona të Tiranës. 

"Në qendër të Tiranës nuk do e lejoj më ndërtimin e kullave shumëkatëshe. Është situatë katastrofale për shkak të densitetit. Parku nuk do të preket më. Tirana ka nevojë për zhvillim, por duhet të ketë një zhvillim policentrik. Të zhvillohet në Laprakë, Kombinat,"-shtoi ai.

belind këlliçi

Sondazh

Poll