Sport

Leao nuk hipën në autobusin e skuadrës për në “San Siro”!

Gjithçka vendoset në 180’, Pioli dhe Inzaghi janë gati. Derbi i derbit, në Scalën e futbollit.

10 Maj 2023, 19:33 Nga DOSJA
Leao nuk hipën në autobusin e skuadrës për në

ITALI - Eshtë ajo ditë, është ajo mbrëmje që të presin me padurim. Loja që të gjithë ëndërrojnë të luajnë për shkak të rëndësisë së saj, lojë që askush nuk dëshiron ta luajë për shkak të ankthit dhe tensionit që sjell. Milan-Inter, ndeshja e parë e Champions League, ja ku jemi. Në një San Siro krejtësisht i ezauruar, me një fitim rekord prej mbi 10 milionë eurosh, kuqezinjtë dhe zikaltërit kanë arritur në momentin e së vërtetës. Disa minuta nga fillimi. Gjithçka vendoset në 180’, Pioli dhe Inzaghi janë gati. Derbi i derbit, në Scalën e futbollit.

LEAO NUK HIPI NE AUTOBUSIN AC MILAN PËR SAN SIRO-n

Rafa Leao nuk hipi në autobusin që solli Milanin nga hoteli në qendër të Milanos në San Siro për ndeshjen kundër Interit. Endenuk dihet fati i aktivizimit të tij, por ky gjest tregon shumë, për pjesëmarrjene tij të paktën në këtë akt të parë të euroderbit të Milanos.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll