Sport

Finalja e madhe e Kupës së 71-të Shqipërisë, historike: Tirana përballë Egnatias!...

Kjo do të jetë finalja e 27-të për bardheblutë, të cilët e kanë fituar 16 herë Kupën e Shqipërisë, ndërkohë që rrogozhinasit e Egnatias do të kenë premierë historike një finale të tillë.

10 Maj 2023, 19:21 Nga DOSJA
Finalja e madhe e Kupës së 71-të Shqipërisë, historike:

DURRES - Tirana-Egnatia do të jetë finalja e edicionit të 71-të të Kupës së Shqipërisë, trofeu i dytë më i rëndësishëm i futbollit shqiptar.

Bardheblutë eliminuan Teutën në gjysmëfinale, falë fitores së ndeshjes së parë 3-0, ndërkohë në transfertën e dytën, të luajtur në "Niko Dovana" gjithçka u mbyll në barazim 0-0.  Kjo do të jetë finalja e 27-të për bardheblutë, të cilët e kanë fituar 16 herë Kupën e Shqipërisë.

Krejt e kundërta për rivalen e tyre, Egnatia, e cila këtë mërkurë shkroi historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në finalen e Kupës së Shqipërisë, pasi eliminoi pas dy ndeshjeve në gjysmëfinale, Vllazninë, me rezultatin e përgjithshëm 2-1.

Egnatia ishte skuadra e parë finaliste e Kupës së Shqipërisë. Rrogozhinasit kanë bërë mrekullinë, duke kaluar për herë të parë në histori dhe e bën këtë duke eliminuar një skuadrat me shumë histori në futbollin shqiptar, si Vllaznia.

Pasi kishin barazuar 1-1 në takimin e parë në stadiumin e Shkodrës “Loro Boriçi”, drejt një barazimi po shkonte edhe takimi i dytë në stadiumin “Egnatia Arena” të Rrogozhinës, deri kur Xhekson në minutën e 90-të shënon golin e parë dhe të vetëm të kësaj ndeshjeje, duke evituar shtesat dhe njëkohësisht duke i dhënë Egnatias finales e parë në histori të Kupës së Shqipërisë.

Finalja e madhe do të luhet në stadiumin "Elbasan Arena" të qytetit të Elbasanit më 1 qershor.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll