Sport

Armando Broja do t’i mungojë Shqipërisë në ndeshjet e radhës për “Euro 2024”-n, do të rikthehet në korrik në fushën e blertë…

Armando Broja do të jetë i gatshëm për ndeshjet miqësore të ‘Bluve’ të Londrës gjatë muajit korrik në SHBA, një test i vështirë për të, pasi skuadra e Chelseat është duke kërkuar një trajner të ri

10 Maj 2023, 18:36 Nga DOSJA

Armando Broja do t’i mungojë Shqipërisë në ndeshjet e

ANGLI - Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja pritet të rikthehet në fushën e blertë nga dëmtimi në muajin korrik, kur Chelsea do të luajë ndeshjet para-sezonale përgatitore në Amerikë.

Broja është rikthyer në stërvitje të lehta me ‘Blutë’ e Londrës dhe nuk do të jetë i gatshëm deri në muajin korrik, gjë që lë të kuptohet se ai do t’i mungojë Shqipërisë në ndeshjet e qershorit, kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

Armando Broja do t’i mungojë Shqipërisë në ndeshjet e

Sulmuesi 21-vjeçar ka qenë jashtë fushës që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar, ku u dëmtua në një ndeshje miqësore ndaj Aston Villas. Ai iu nënshtrua një operacioni në gju, kurse tani është rikthyer në fushën e blertë me disa stërvitje të lehta.

Armando Broja do të jetë i gatshëm për ndeshjet miqësore të ‘Bluve’ të Londrës gjatë muajit korrik në SHBA dhe pritet të jetë një test i vështirë për të, pasi skuadra e Chelseat është duke kërkuar trajnerin e ri dhe ai duhet të punojë shumë për të justifikuar pozicionin e tij.

Kujtojmë që është folur rreth Maurzio Pochettinos, që mund të ulet në stolin e Chelseat qysh nga fillimi i sezonit të ri.

Armando Broja do t’i mungojë Shqipërisë në ndeshjet e

B.T (Dosja.l)

Sondazh

Poll