Sport

Oliver Kahn zbulon, pse Bayern Munich e lejoi Haaland t'i bashkohej Man.Cityt...

Drejtori ekzekutiv Oliver Kahn, ka shpjeguar pse bavarezët nuk arritën ta bindnin Erling Haaland që bashkohej me Bayern Munich verën e kaluar.

10 Maj 2023, 20:16 Nga DOSJA
Oliver Kahn zbulon, pse Bayern Munich e lejoi Haaland t'i bashkohej

GJERMANI - Haaland u largua nga Borussia Dortmund për te Manchester City, edhe pse bavarezët ishin mjaft të interesuar për sulmuesin norvegjez.

Tani, gati një vit më pas, drejtori ekzekutiv i Bayern Munich, Oliver Kahn ka treguar arsyen pse nuk e transferuan dot në radhët e tyre gjigandin e Dortmundit. Këtë ai e ka zbuluar në një intervistë, ku është shprehur se nuk donte të prishte ekuilibrin në dhomën e zhveshjes kështu që ai u tërhoq.

“Ne provuam gjithçka për ta transferuar Erling Haaland dhe i kaluam kufijtë tanë”, ka thënë fillimisht Kahn për Bild. “Në fund na u desh të mendonim: 'A duam të hedhim në erë të gjithë strukturën e pagave dhe në këtë mënyrë të nxjerrim gjithçka jashtë ekuilibrit? Ne nuk ishim të gjithë për ta bërë këtë. Bayern Munich nuk është i tillë”, përfundoi drejtori i bavarezëve, të cilët ndoshta tani janë penduar për vendin që kanë marrë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll