Politike

Celibashi urdhër policisë: Të hiqen disa postera dhe të mbyllet një zyrë zgjedhore

Gjithashtu kërkohet mbyllja e një zyre elektorale që Partia Socialiste ka hapur pranë shkollës 'Aleks Buda' në Laprakë. 

10 Maj 2023, 18:47 Nga F.M
Celibashi urdhër policisë: Të hiqen disa postera dhe të
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka kërkuar që policia të mundësojë heqjen e disa prej posterave të ndryshëm të vendosur nga partitë politike në institucionet shtetërore, ku dhe është e ndaluar. Në njoftimin e publikuar nga Celibashi thuhet se gjithashtu kërkohet mbyllja e një zyre elektorale që Partia Socialiste ka hapur pranë shkollës 'Aleks Buda' në Laprakë. 

Njoftimi: 

Komisioneri urdhëroi Policinë Bashkiake dhe Policinë e Shtetit për mbylljen e menjëhershme të zyrës zgjedhore në bashkinë Tiranë, të subjektit zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë” me vendndodhje Laprakë, afër qendrës së votimit në shkollën “Aleks Buda”. Gjithashtu, urdhëroi Policinë Bashkiakë dhe Policinë e Shtetit për heqjen e menjëhershme të materialeve propagandistike, si vijon:

1. Billbordet e subjektit zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, në të gjithë bulevardin qendror, Bashkia Elbasan;
2. Billbordin e subjektit zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë” në bulevardin 18 Shtatori, Bashkia Gjirokastër;
3. Billbordin e subjektit zgjedhor Koalicioni Bashkë Fitojmë tek Rrethrrotullimi i Luleve me drejtim për Metalurgjik, Bashkia Elbasan;
4. Billbordin e subjektit zgjedhor “Partia Nisma Thurje” në bulevardin 18 shtatori, Bashkia Gjirokastër;
5. Billbordin e subjektit zgjedhor “Partia Socialdemokrate” në kryqëzimin e rrugës “Beqir Luga” me rrugën “Ali Ndroqi”, Bashkia Tiranë.

ilirjan celibashi fushata 2023

Sondazh

Poll