Bota

Stoltenberg: Lufta në Ukrainë po nxit Kinën të rrisë tensionet në Tajvan

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-, Jens Stoltenberg deklaron se agresioni rus në Ukrainë po nxit Kinën të planifikojë nisjen e luftës në Tajvan. 

10 Maj 2023, 17:03 Nga a.l
Stoltenberg: Lufta në Ukrainë po nxit Kinën të rrisë
Jens Stoltenberg

SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-, Jens Stoltenberg deklaron se agresioni rus në Ukrainë po nxit Kinën të planifikojë nisjen e luftës në Tajvan. 

Ajo që po ndodh në Europë ka rëndësi për Azinë dhe ajo që ndodh në Azi ka rëndësi për Europën. Siguria është globale. Pekini po vëzhgon nga afër se çfarë ndodh në Ukrainë, çmimin që po paguan Presidenti Putin, por edhe shpërblimet e mundshme. Pra, ajo që ndodh në Ukrainë në fakt ka rëndësi për llogaritjet që po bën Pekini, Kina në lidhje me Tajvanin, për shembull”, tha Stoltenberg për CNN.

Kina pretendon se Tajvani është provincë e saj dhe refuzon që të përjashtojë mundësinë e përdorimit të forcës për të rimarrë kontrollin e ishullit. Kina dhe Tajvani janë ndarë gjatë luftës civile më 1940. Raportet mes Pekinit dhe Taipeit janë përkeqësuar veçmas që nga viti 2016, kur Tsai Ing-ëen u bë presidente e Tajvanit me platformën që nuk njeh pretendimet e Pekinit mbi këtë ishull vetëqeverisës.

jens stoltenberg tensionet kine-taiwan

Sondazh

Poll