Bota

Shkaktoi trazira pasi u vu në pranga/ Ish-kryeministri i Pakistanit shpallet i pafajshëm për akuzat për korrupsion

Ai i mohon akuzat dhe thotë se i ka përmbushur të gjitha kërkesat ligjore.

10 Maj 2023, 16:52 Nga a.l
Shkaktoi trazira pasi u vu në pranga/ Ish-kryeministri i Pakistanit
Imar Khan

PAKISTAN- Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan është deklaruar i pafajshëm për akuzat për korrupsion një ditë pasi arrestimi i tij shkaktoi protesta mbarëkombëtare.

Pothuajse 1000 persona janë arrestuar, thotë policia, dhe tetë persona kanë vdekur në mbarë vendin në protesta.
Arrestimi përshkallëzoi në mënyrë tensionet midis zotit Khan dhe ushtrisë në një kohë krize ekonomike.

Pamjet dramatike treguan dhjetëra oficerë sigurie duke e larguar me forcë 70-vjeçarin nga gjykata të martën, dhe më pas e futën në një automjet policie. Të mërkurën zoti Khan u padit me akuzat se ai shiti në mënyrë të paligjshme dhurata shtetërore gjatë mandatit të tij të kryeministrit, në një çështje të ngritur nga Komisioni Zgjedhor, shkruajnë mediat e huaja. Ai i mohon akuzat dhe thotë se i ka përmbushur të gjitha kërkesat ligjore.

imar khan

Sondazh

Poll