Bota

Zëdhënësi i Kremlinit: Vendimi i Polonisë për të riemërtuar Kaliningradin 'akt armiqësor'

Kaliningrad ishte i njohur me emrin gjerman Koenigsberg deri pas Luftës së Dytë Botërore, kur u aneksua nga Bashkimi Sovjetik dhe u riemërua për të nderuar politikanin sovjetik Mikhail Kalinin.

10 Maj 2023, 16:59 Nga a.l
Zëdhënësi i Kremlinit: Vendimi i Polonisë për të
Dmitry Peskov

RUSI- Kremlini deklaron se vendimi i Polonisë për të riemërtuar qytetin rus të Kaliningradit në dokumentet e tij zyrtare ishte një "akt armiqësor", pasi lidhjet dypalëshe vazhdojnë të përkeqësohen për shkak të luftës në Ukrainë. Kaliningrad ishte i njohur me emrin gjerman Koenigsberg deri pas Luftës së Dytë Botërore, kur u aneksua nga Bashkimi Sovjetik dhe u riemërua për të nderuar politikanin sovjetik Mikhail Kalinin.

"Emri aktual rus i këtij qyteti është një pagëzim artificial që nuk ka lidhje as me qytetin dhe as me rajonin. Ne e dimë se gjatë historisë Polonia ka rrëshqitur herë pas here në këtë çmenduri të urrejtjes ndaj rusëve," tha komiteti i Polonisë për standardizimin gjeografik.

Marrëdhëniet midis Polonisë dhe Rusisë kanë qenë historikisht shumë të tensionuara, duke përfshirë gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, shkruajnë mediat e huaja. Moska thotë se e çliroi Poloninë kur forcat e saj dëbuan forcat gjermane naziste në fund të luftës. Shumica e polakëve besojnë se Bashkimi Sovjetik e zëvendësoi pushtimin nazist me një formë tjetër represioni. 

dmitry peskov

Sondazh

Poll