Bota

MASAKRAT me 17 të vdekur në Serbi/ Flet psikologu për dy autorët adoeleshentë: Nuk kanë probleme mendore! Vuajnë nga 'trauma narcisiste'

Shkak për krimin në të dyja rastet ka qenë “trauma narcisiste”.

10 Maj 2023, 16:02 Nga a.l
MASAKRAT me 17 të vdekur në Serbi/ Flet psikologu për dy
Vrasësit në Serbi

SERBI- Dy tragjedi të njëpasnjëshme tronditën pak ditë më parë Serbinë. Në vetëm 48 orë 17 persona janë sulmuar për vdekje me armë zjarri dhe 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Autorët e masakrave të njëpasnjëshme janë, 13-vjeçari Kosta Keçmanoviç për sulmin e përgjakshëm në shkollën fillore 'Vladislav Ribnikar' dhe 21-vjeçari Uros Blazic afër Mlladenovcit. Të rinjtë janë konsultuar me psikologët për të mësuar motivin e vrasjes, për shkak të moshës. Sipas psikologëve, autorët nuk vuanin nga probleme mendore. 

Sipas profesorit Radosllav Sviçeviç, ata kanë natyrën e një karakteri narcistësh, të cilët nën ndikimin e familjeve të tyre mendonin se ishin më të mirë se të tjerët, prandaj jeta e të tjerëve nuk është aspak e rëndësishme për ta, shkruajnë mediat serbe. 

Shkak për krimin në të dyja rastet ka qenë “trauma narcisiste”

Profesor Sviçeviq, psikolog dhe master i mjekësisë sociale, i cili ka punuar si ndihmës shef në klinikën psikiatrike të Akademisë Mjekësore Ushtarake (MMA), thekson se djali (13) nga Vraçari dhe i pandehuri për vrasjen masive nga Mlladenovac UB, vuajnë nga “trauma narcisiste”.

Për dy masakrat, shpjegimi gjendet në profile të veçanta të personalitetit, me bashkëpunimin e familjes, shkollës dhe faktorëve më të gjerë social. Kur bëhet fjalë për djalin, u krijua një person që në thelb, nga tiparet e karakterit, është një personalitet narcisist. , tepër i ndjeshëm, hakmarrës dhe i prirur për reagime agresive. Një personalitet i tillë është thelbësisht i paqëndrueshëm, lehtësisht i "thyeshëm" ndaj disa fyerjeve apo dështimeve jetësore. Nëse ai mburrej se është më i miri në gjithçka, dhe në një moment doli se është më keq se të tjerët në diçka, kjo shkakton një traumë narcisiste tek ai”, tha ai. 

Masakrat e njëpasnjëshme në Serbi

Në Beograd, katër nxënës dhe një roje shkolle u vranë nga djali Kosta Keçmanoviç (13 vjeç) në sulmin e përgjakshëm në shkollën fillore "Vladislav Ribnikar". Vetëm dy ditë më vonë, Uros Blazic vrau tetë persona afër Mlladenovcit. I biri i një oficeri të ushtrisë serbe, qëlloi me armë automatik mbrëmjen e kaluar, fillimisht tek shokët e shkollës e më pas kur ishte pranë një fshati 60km në jug të Beogradit, nuk kurseu as fëmijë të pafajshëm, madje edhe motrën e tij. Pas aktit, 21-vjeçari u arratis por pas disa orësh kërkime u arrestua nga autoritetet serbe. Ai ishte fshehur tek daja e tij. Më shumë se 600 forca u angazhuan në këtë operacion.

vrasje ne serbi

Sondazh

Poll