Bota

Gjyqi kundër medias britanike/ "The Mirror" i kërkon falje Princ Harry për monitorimin e telefonit të tij

MGN, e cila boton gjithashtu Sunday Mirror dhe Sunday People pranoi se sfida ligjore e sjellë nga Princi Harry "justifikon kompensimin". Por kompania është e vendosur të argumentojë se disa nga pretendimet janë paraqitur shumë vonë. 

10 Maj 2023, 16:10 Nga f.i
Gjyqi kundër medias britanike/  "The Mirror" i kërkon falje
Princ Harry

BRITANI E MADHE- Botuesi i gazetës Mirror i kërkoi falje Princit Harry në fillim të gjyqit për hakerimin e pretenduar të telefonit. Duka i Sussex-it është një nga personat e tjerë, i cili ka kërkuar dëmshpërblim kundër Gazetave të Grupit Mirror (MGN) për grumbullim të paligjshëm të informacionit, shkruan protothema.

Avokatët që përfaqësojnë Harry-n thanë se ai iu nënshtrua "metodave ndërhyrëse të marrjes së informacionit personal". MGN, e cila boton gjithashtu Sunday Mirror dhe Sunday People pranoi se sfida ligjore e sjellë nga Princi Harry "justifikon kompensimin". Por kompania është e vendosur të argumentojë se disa nga pretendimet janë paraqitur shumë vonë.

Në një seancë të mëparshme u tha se rasti i Harrit ishte se 148 artikuj të botuar midis 1996 dhe 2010 përfshinin informacione të supozuara të marra me metoda të paligjshme dhe mbikëqyrje të telefonit celular.

Princi Harry pritet të japë dëshminë e tij në qershor dhe është hera e parë që një anëtar i lartë i familjes mbretërore ka qenë dëshmitar në gjykatë në kohët moderne. Ndërkohë Harry është i përfshirë në veprime të lidhura me hakerimin e telefonit kundër dy mediave të tjera britanike Daily Mail dhe The Sun. Të dy mohojnë keqbërjen.

princ herry

Sondazh

Poll