Bota

Meghan Markle punëson ish-truprojën e Kim Kardashian

Sipas The Sun truproja në fjalë ka punuar për Kim Kardashian në vitin 2016 – para dhe pas grabitjes në Paris.

10 Maj 2023, 16:04 Nga k.m.
Meghan Markle punëson ish-truprojën e Kim Kardashian
Kim Kardashian dhe Meghan Markle

SHBA- Meghan Markle ka punësuar ish-truprojen e Kim Kardashian për ta mbrojtur. Kujdestari misterioz mbante syze dielli dhe po ndiqte gruan e Harr -t dhe dy miqtë e saj pranë shtëpisë së saj në Kaliforni.

Sipas The Sun truproja në fjalë ka punuar për Kim Kardashian në vitin 2016 – para dhe pas grabitjes në Paris.

Një tjetër nga ish-truprojat e Kim, Steve Stanulis, tha: Këta janë djem që vijnë nga një grup elitar truprojash, qoftë nga Policia apo ushtria. Zakonisht, nëse dikush është mjaft i mirë, nuk është e pazakontë të jesh i kërkuar. Jo vetëm për mbrojtje, por edhe për ndikim.

Harry dhe Meghan së fundmi pushuan truprojën Alberto Alvarez, 46 vjeç, i cili dikur punonte për Michael Jackson, për shkak të dënimeve të tij për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe sepse dyshohej për dhunë në familje.

kim kardashian meghan markle

Sondazh

Poll