Bota

Serialet turke dhe skenat që provokuan konservatorët

Në një serial shumë të famshëm Kiralik Ask që u shfaq në Turqi nga viti 2015 deri në 2017, kur protagonistët arritën të bënin seks (pas shumë episodesh) kjo pamje nuk u dha në TV, por vetëm në Youtube.

10 Maj 2023, 15:45 Nga k.m.
Serialet turke dhe skenat që provokuan konservatorët
Foto ilustruese

TURQI- Nëse ata që shohin serialet turke dinë diçka; seksi është... frut i ndaluar. Gjithçka që shfaqet në televizionet e vendit karakterizohet ende nga konservatorizmi. Në historitë e dashurisë (të cilat nuk janë të pakta) puthjet janë të pakta dhe zakonisht shfaqen pasi lidhja e protagonistëve është “ndërtuar” prej disa episodesh, ndërsa akti seksual shfaqet vetëm i nënkuptuar.

Në një serial shumë të famshëm Kiralik Ask që u shfaq në Turqi nga viti 2015 deri në 2017, kur protagonistët arritën të bënin seks (pas shumë episodesh) kjo pamje nuk u dha në TV, por vetëm në Youtube. Por tani që kemi kaluar në epokën e shërbimeve të transmetimit, gjërat po ndryshojnë. Në përmbajtjen e shfaqur në Netflix, Apple TV+ dhe platforma të tjera, fansat shohin aktorët dhe aktoret e tyre të preferuara në skena nudo dhe shumë erotike.

Në Dünyayla Benim Aramda (Midis botës dhe nesh) të Disney+ , aktorja Hafsanur Sancaktutan masturbohet, ndërsa në shumë seriale dhe filma të Netflix shohim aktorë të famshëm siç nuk i kemi parë kurrë më parë. Për shembull, fansat e Kivanc Tatlitug mund ta shohin atë në thrillerin e Netflix Boga Boga, në një skenë shumë më provokuese sesa i është lejuar ndonjëherë në Turqi.

Sa i përket audiencës në Turqi, ka shumë reagime për trendin e vendosur nga shërbimet e transmetimit. Vendi mbetet thellësisht konservator në një pjesë të madhe të tij, me rezultat që shumë i quajnë “plehra” në rrjetet sociale serialet e reja në platformat.

turqi

Sondazh

Poll