Bota

Shkencëtarët kanë zhvilluar një test të ri të urinës për të zbuluar kancerin

Studiuesit kanë zhvilluar një lloj të ri nanogrimcash të veshura me proteina që mbajnë një sërë sekuencash të ADN-së.

10 Maj 2023, 15:36 Nga k.m.
Shkencëtarët kanë zhvilluar një test të ri të
Foto ilustruese

SHBA- Diagnostikimi i hershëm i kancerit rrit shanset e pacientit për shërim të suksesshëm, ndaj dhe kjo është arsyeja pse testet e lira, jo-invazive janë kaq të rëndësishme. Tani, studiuesit e MIT kanë zhvilluar një test të urinës për të dedektuar lloje të ndryshme të kancerit dhe ndoshta të zbulojë ndonjë metastazë.

Ndërsa testi është i thjeshtë, teknologjia pas tij është e sofistikuar dhe mbështetet në praninë e enzimave që lidhen me shfaqjen e kancereve të ndryshme. Studiuesit kanë zhvilluar një lloj të ri nanogrimcash të veshura me proteina që mbajnë një sërë sekuencash të ADN-së. Kur enzimat e lidhura me kancerin ndeshen me një nanogrimcë në gjak, ato çajnë një proteinë që është specifike për atë enzimë. Sekuencat e lidhura me proteinën ekskretohen nga trupi përmes urinës dhe më pas mund të lexohen si një barkod dhe të zbulojnë praninë e kancerit në trup.

Barkodet e ndryshme të ADN-së të nanogrimcave jo vetëm që kanë aftësinë për të përcaktuar nëse një tumor kanceroz është i pranishëm apo jo, por gjithashtu mund të dallojnë midis llojeve të tumorit dhe të zbulojnë ndonjë metastazë. E gjithë kjo është informacion jetik për zhvillimin dhe synimin e terapive.

Sensorët e nanogrimcave zbuluan pesë enzima të ndryshme të prodhuara nga tumoret. Deri në 46 barkode të ndryshëm të ADN-së mund të shprehen potencialisht në një mostër të vetme pasi teknologjia të zgjerohet më tej.

Ndërsa biomarkerët e kancerit janë shpesh të vështirë për t'u zbuluar, nanogrimcat sintetike të zhvilluara në këtë studim mund të përdoren për të përforcuar këto sinjale dhe për të regjistruar llojet e kancerit dhe përparimin e tyre. Kjo është bërë përmes teknologjisë së redaktimit të gjeneve CRISPR, e cila ka pasur një ndikim të madh në kërkimin shkencor.

"Përmes aplikacioneve të personalizuara, këta sensorë të programueshëm mund të monitorojnë sëmundje të tjera infektive dhe jo të transmetueshme dhe të udhëheqin vendimet e trajtimit për të përmirësuar menaxhimin e sëmundjeve në mjedise të kufizuara me burime,"-shkruajnë studiuesit në punimin e tyre të botuar në Nature Nanotechnology.

E gjithë kjo duhet ende të testohet te njerëzit, kështu që një test plotësisht funksional që mund ta përdorni në shtëpi është ende shumë larg – por studiuesit janë të sigurt se teknika do të përmirësohet më tej në të ardhmen.

kancer

Sondazh

Poll