Bota

NATO në bisedime zyrtare për të hapur një zyrë në Japoni

Ministri i Jashtëm i Japonisë deklaron se Japonia është në bisedime për të hapur një zyrë ndërlidhëse të NATO-s, e para e këtij lloji në Azi, duke shtuar se agresioni rus i Ukrainës e ka bërë botën më pak të qëndrueshme.

10 Maj 2023, 15:32 Nga a.l
NATO në bisedime zyrtare për të hapur një zyrë në
Japoni, NATO

JAPONI- Ministri i Jashtëm i Japonisë deklaron se Japonia është në bisedime për të hapur një zyrë ndërlidhëse të NATO-s, e para e këtij lloji në Azi, duke shtuar se agresioni rus i Ukrainës e ka bërë botën më pak të qëndrueshme.

Ne jemi tashmë në diskutime, por asnjë detaj ende nuk është finalizuar”, tha të mërkurën ministri i Jashtëm Yoshimasa Hayashi.

Hayashi përmendi në mënyrë specifike agresionin rus ndaj Ukrainës vitin e kaluar si një ngjarje me pasoja shumë përtej kufijve të Evropës që e detyruan Japoninë të rimendonte sigurinë rajonale, shkruajnë mediat e huaja. 

“Arsyeja pse ne po diskutojmë për këtë është se që nga agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës, bota (është) është bërë më e paqëndrueshme. Diçka që ndodh në Evropën Lindore nuk kufizohet vetëm në çështjen në Evropën Lindore, dhe kjo ndikon drejtpërdrejt në situatën këtu në Paqësor. Kjo është arsyeja pse një bashkëpunim mes nesh në Azinë Lindore dhe NATO-s (po) bëhet … gjithnjë e më i rëndësishëm”, tha ministri. 

yoshimasa hayashi

Sondazh

Poll