Bota

Zgjedhjet në Turqi/Një telenovelë kërcënon pushtetin e Erdogan, rrezikon humbjen e mbështetjes së grave

Siç raporton Politico, Nursema është një muslimane e fortë, inteligjente dhe e devotshme me të cilën miliona gra në Turqi mund të identifikohen lehtësisht.

10 Maj 2023, 15:25 Nga k.m.
Zgjedhjet në Turqi/Një telenovelë kërcënon pushtetin e
Foto ilustruese

TURQI- Një kundërshtar i papritur duket se do të përballet me Rexhep Tajip Erdogan përpara zgjedhjeve në Turqi. Arsyeja është... telenovela "Kızılcık Şerbeti" dhe heroinës qendrore të saj, Nursema, e cila siç raporton në analizën e saj Politico, ka “ndikuar” mbështetjen e grave konservatore në qeverinë Erdogan.

Siç raporton Politico, Nursema është një muslimane e fortë, inteligjente dhe e devotshme me të cilën miliona gra në Turqi mund të identifikohen lehtësisht.

"Shikuesit e varur nga telenovelat e Turqisë u mahnitën kur panë Nursemën të martohej me burrin e saj të dhunshëm dhe konservator, i cili tenton ta përdhunojë dhe më pas e shtyn nga dritarja kur ajo reziston."

Skena ishte aq e ashpër sa që mbikëqyrësi përkatës turk gjobiti krijuesit e telenovelës dhe ndaloi përkohësisht transmetimin e serialit në fillim të prillit, gjë që u hoq këtë javë. Sipas publikimit, versioni zyrtar ishte se autoritetet duhej të ndërhynin për të parandaluar transmetimin e pamjeve të dhunës ndaj grave, por shumë vëzhgues thonë se qeveria ishte e shqetësuar nga mënyra se si portretizoi një familje thellësisht fetare, në të cilën gratë kanë pak zë.

Sipas Politico, mbështetja e grave konservatore ishte vendimtare për ngritjen në pushtet të islamistit Erdogan.

Këto janë gratë, sipas artikullit, të cilat, megjithëse ndihmuan Erdoganin të ngjitej në pushtet, tani vënë në dyshim një sërë çështjesh, nga keqmenaxhimi ekonomik e deri te të drejtat e grave. Duke humbur besimin Aysel (pseudonim), e cila është një fanse e hapur e Nursema-s tha se nuk do ta votojë edhe këtë herë presidentin.

“Si një grua që kam qenë e kufizuar në këtë vend sepse në të kaluarën nuk mund të hynim në vende të caktuara, unë votova për të. Por e humba besimin tek ata,”- shprehet karakteristike ai.

Ajo përmend gjendjen eekonomike.

Siç thotë ajo, katër djemtë e saj, edhe pse me arsim universitar, e kanë shumë të vështirë të avancojnë në karrierë. 

“Nuk kemi kontakt askund. Menduam se një parti fetare do të sillte barazi dhe drejtësi, por me kalimin e kohës pamë që nuk e bënë një gjë të tillë,” vijon ajo.

Nursema, heroina e telenovelës që kërcënon Erdoganin

Sipas OJQ-së, Fondacioni Social Demokraci, mbi 1/3 e grave që mbështetën AKP -në mund të largohen prej saj në këto zgjedhje. Mbështetja për AKP në mesin e grave turke ishte mbi 38% në 2018, por mund të bjerë këtë herë në nën 27%, sipas sondazhit të OJQ-ve. Megjithatë, Erdogan mund të jetë gjithashtu faktor i rëndësishëm që këto gra të votojnë për partinë e tij për herë të fundit. Pasi mund të pretendojnë se kanë fituar një prestigj që nuk duan ta humbin dhe kjo mund të ngjall një ndjenjë besnikërie.

Recep Tayyip Erdogan u tërhoq në korrik 2021 nga Konventa e Stambollit që lufton dhunën ndaj grave me arsyetimin se lehtëson homoseksualitetin dhe minon vlerat familjare. Sipas organizatave turke, vetëm në muajin prill, 21 gra u vranë nga burrat në Turqi dhe 23 u gjetën të vdekura në rrethana të dyshimta.

rexhep tajip erdogan zgjedhjet ne turqi

Sondazh

Poll