Bota

'Na provokojnë, por ne nuk do të reagojmë'/ Mbështetësit e Erdogan frikësojnë votuesit: Të shajnë në hyrje të konsullatës

CHP, partia kryesore opozitare, ka transportuar me autobus turq nga rrethi i Berlinit për të votuar në konsullatë.

10 Maj 2023, 15:10 Nga a.l
'Na provokojnë, por ne nuk do të reagojmë'/
Zgjedhjet në Turqi

TURQI- Më datë 14 maj në Turqi do të mbahen zgjedhjet presidenciale. Mbështetësit e presidentit të Turqisë, Tayyip Erdogan, kanë frikësuar votuesit turq në Gjermani. 

Ata na provokojnë. Por ne nuk do të reagojmë,” tha një figurë në krahun e Berlinit të një partie opozitare turke.

CHP, partia kryesore opozitare, ka transportuar me autobus turq nga rrethi i Berlinit për të votuar në konsullatë. Megjithatë, pas mbërritjes, ata thonë se demonstruesit pro-Erdogan i presin jashtë ndërtesës duke i sharë, shkruajnë mediat e huaja. 

“Të shajnë në hyrje të konsullatës, nëse nuk vesh mbulesë dhe je veshur në një mënyrë më pak tradicionale, konsiderohesh drejtpërdrejt anti -Erdogan”,  tha Katresu Ergez, një shtetase turko-gjermane 29-vjeçare. 

E njëjta gjë ndodh edhe në rrjetet sociale, vijon ajo.

“Të fyesh, të quhesh terrorist dhe gjëra të tilla”.

Presidenti aktual favorizohet nga votuesit fetarë dhe konservatorë, ndërsa kundërshtari i tij Kemal Kiliçdaroglu kryeson partinë laike CHP, e cila u themelua nga babai i Turqisë moderne, Mustafa Kemal Ataturk. Votat e shtetasve turq që jetojnë jashtë vendit do të kenë një ndikim të rëndësishëm në rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit. Në vitin 2018, 2.63 milionë votues turq janë regjistruar jashtë vendit. Pothuajse gjysma e tyre (47%) ishin në Gjermani. Përleshjet shpërthyen mes turqve në qendrat e votimit në Francë javën e kaluar, ku policia duhej të përdorte gaz lotsjellës për të ndaluar dhunën. 

zgjedhjet ne turqi

Sondazh

Poll