Bota

Lufta në Ukrainë/ Franca dhe Britania gati të shpallin grupin “Wagner” organizatë terroriste

Në Francë, parlamenti miratoi një rezolutë jo detyruese, që synon të inkurajojë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, për ta vendosur Wagnerin në listën e saj zyrtare të organizatave terroriste.

10 Maj 2023, 14:45 Nga f.i
Lufta në Ukrainë/ Franca dhe Britania gati të shpallin grupin
foto ilustruese

RUSI- Parlamenti francez i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian, që të quajë zyrtarisht grupin mercenar rus, Wagner si organizatë terroriste, teksa edhe Britania e Madhe po përgatitet për të kryer të njëjtën gjë.

Në Francë, parlamenti miratoi një rezolutë jo detyruese, që synon të inkurajojë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, për ta vendosur Wagnerin në listën e saj zyrtare të organizatave terroriste. Mediat britanike shkruajnë gjithashtu se vendimi është shumë afër dhe se pritet të zyrtarizohet në javët në vijim. Wagner do jetë pjesë e listës së bashku me Al-Kaedën dhe Shtetin Islamik.

'Kudo që punojnë, anëtarët e Wagner përhapin paqëndrueshmëri dhe dhunë. Ata vrasin dhe torturojnë. Ata masakrojnë dhe plaçkitin. Ata frikësojnë dhe manipulojnë pothuajse me pandëshkueshmëri totale”,- tha deputeti Benjamin Haddad në parlament.

Wagner me udhëheqës Yevgeny Prigozhin ka marrë përsipër të ashtuquajturin ‘operacion ushtarak’ për të pushtuar Ukrainën që prej fillimit të luftës në shkurt të vitit 2022.

lufta ne ukraine grupi wagner

Sondazh

Poll