Bota

Refuzuan të luftojnë kundër Ukrainë, dënohen me burg dy ushtarët rusë

Dy ushtarë rusë nga Kamçatka në lindjen e largët janë dënuar me dy vjet e gjysmë burg secili për refuzimin për të luftuar në Ukrainë.

10 Maj 2023, 14:52 Nga a.l
Refuzuan të luftojnë kundër Ukrainë, dënohen me burg dy
Ushtarët rusë

UKRAINË- Dy ushtarë rusë nga Kamçatka në lindjen e largët janë dënuar me dy vjet e gjysmë burg secili për refuzimin për të luftuar në Ukrainë. Mediat e huaja raportojnë se burrat, të identifikuar në dokumentet e gjykatës ushtarake si Alexander Stepanov dhe Andrei Mikhailov, u shpallën fajtorë për refuzimin e urdhrave për të shkuar në luftime gjatë kohës së luftës. 

Presidenti rus Vladimir Putin ndryshoi kodin penal vitin e kaluar duke përfshirë dënime me burg deri në tre vjet për shkelje të tilla.  Gjykata Ushtarake e Garnizonit të 35-të në Kamçatka dha dënimet për Stepanov dhe Mikhailov, përkatësisht më 25 dhe 27 prill. Burrat nuk janë dërguar ende në burg dhe kanë mundësi të apelojnë. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll