Bota

Tajlandë/ Vrau 16-vjeçarin për pazaret e drogës, autori: E çova në pyll, e dhunova në shenjë hakmarrje

Chaivat Bunkarin 44 vjeç, u akuzua për vrasje pasi dyshohet se pranoi krimin, duke i thënë policisë se e kishte dhunuar gjatë një debati për drogë.

10 Maj 2023, 14:39 Nga m.s
Tajlandë/ Vrau 16-vjeçarin për pazaret e drogës, autori: E
viktima Woramet Ben Taota

TAJLANDË- Mosmarrëveshja për drogën është bërë shkak për vdekjen e 16-vjeçarit Woramet Ben Taota në Tajlandë. Mediat raportojnë se është ndaluar i dyshuari për vrasjen e të miturit, i cili ka dy shtetësi të Britanisë së Madhe dhe Tajlandës.

Chaivat Bunkarin 44 vjeç, u akuzua për vrasje pasi dyshohet se pranoi krimin, duke i thënë policisë se e kishte dhunuar gjatë një debati për drogë.

Trupi i gjymtuar i të riut u gjet në një pyll në lagjen Ban Tan të dielën në mëngjes. Policia tajlandeze tha në atë kohë se ata besonin se adoleshenti ishte vrarë nga goditjet e forta në kokë dhe fytyrë.

Mediat lokale raportuan se trupi i tij u gjet nga një pastruese që punonte në atë zonë, shkruan "Kurir". Policia më vonë gjeti sendet e tij, duke përfshirë një karikues telefoni, ID dhe kartë bankare, por telefoni dhe paratë e tij mungonin, duke çuar në spekulime se adoleshenti ishte grabitur.

I dyshuari Chaivat Bunkarin, për të cilin policia tha se ishte liruar së fundmi nga burgu për krime seksuale, dyshohet se pranoi se e joshi të miturin duke e çuar në pyll, dhe e sulmoi atë në shenjë hakmarrje për një marrëveshje të dështuar droge.

44 vjeçari tha se i mituri dhe e dashura e tij, 16 vjeç, e cila është ende e zhdukur, vodhën një ngarkesë metamfetamine të destinuar për të.

Gjeneral-majori i policisë dhe komandanti i policisë tha se “i dyshuari ishte i zemëruar sepse besonte se Woramet Ben Taota e kishte mbajtur drogën për vete, kështu që e rrahu viktimën me shkop derisa i riu humbi jetën. /Dosja.al

tajndande droge

Sondazh

Poll