Bota

Korrier droge në Itali, policia italiane arreston dy trafikantët shqiptarë

Hetuesit kishin ndjekur 36-vjeçarin me histori të trafikut të drogës, me banim në Reggio Emilia në zonën e stacionit historik, i dyshuar duke qenë një korrier i sasive të konsiderueshme droge që qarkullonin në të gjithë rajonin

10 Maj 2023, 14:16 Nga m.s
Korrier droge në Itali, policia italiane arreston dy trafikantët
foto ilustruese

ITALI- Policia italiane ka arrestuar dy trafikantë shqiptarë. Kërkimet kanë nisur fillimisht për një 36-vjeçar me histori të trafikut të drogës. Më tej u kap edhe shqiptari tjetër, që po kështu posedonte drogë dhe armë.

Si nisën kërkimet?

Bëhet fjalë për një 36-vjeçar shqiptar, banues në komunën Reggio Emilia, i cili u ndalua në makinë teksa po kalonte qytetin. Në makinë ai kishte fshehur rreth një kilogram kokainë dhe rreth 20 mijë euro. Së bashku me të, policia arrestoi edhe një tjetër shqiptar 46-vjeçar, me histori të trafikut të drogës, që bashkëpunonte me 36-vjeçarin.

46-vjeçari, brenda një çantë shpine kishte gati 6 kilogramë kokainë, rreth tridhjetë gramë marijuanë dhe një revole Taurus me numër serie të gërryer dhe 50 gëzhoja. Këto ishin të fshehura në bagazhin e makinës.

Në kontrollin që i bënë në shtëpi, agjentët gjetën mbi dy kilogramë e gjysmë hashash dhe një shumë prej rreth 10 mijë eurosh. Paratë u gjetën brenda një sirtari të komodinës së dhomës së gjumit. Prej disa ditësh, hetuesit kishin ndjekur 36-vjeçarin me histori të trafikut të drogës, me banim në Reggio Emilia në zonën e stacionit historik, i dyshuar duke qenë një korrier i sasive të konsiderueshme droge që qarkullonin në të gjithë rajonin. Dhe pardje, pas disa xhirove që kishte përfunduar në zonën e Reggio, shqiptari u bllokua në Budrie, Itali. /Dosja.al

trafik droge itali

Sondazh

Poll