Aktualitet

Memaliaj/ Kërcënuan administratorin e njësisë që të mos votonte në zgjedhje, dy persona nën hetim

Falë kallëzimit të bërë nga personi me inicialet F. I., me detyrë administrator i njësisë administrative Buz, Memaliaj, janë shoqëruar në polici dy persona të moshës 44 dhe 60-vjeç

10 Maj 2023, 10:06 Nga m.s
Memaliaj/ Kërcënuan administratorin e njësisë që
foto ilustruese

MEMALIAJ- Një tjetër incident me zgjedhjet është hetuar nga ana e policisë. Një person është kanosur nga dy të tjerë që të mos votojë në 14 maj. Falë kallëzimit të bërë nga personi me inicialet F. I., me detyrë administrator i njësisë administrative Buz, Memaliaj, janë shoqëruar në polici dy persona të moshës 44 dhe 60-vjeç. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit K. Z., 44-vjeç dhe Y. H., 60-vjeç, banues në Memaliaj. Burime zyrtare të policisë njoftojnë se ata kanë kanosur me fjalë, për mospjesëmarrje në zgjedhje të administratorit të njësisë administrative Buz, Memaliaj.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi F. I., se ishte kanosur nga 2 shtetas, për mospjesëmarrje në zgjedhje, menjëherë kanë kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasit e dyshuar, si dhe kanë vënë në dijeni prokurorin e gatshëm.

Në përfundim të veprimeve të para proceduarale, të kryera në drejtimin e Prokurorisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit K. Z., 44 vjeç dhe Y. H., 60 vjeç, banues në Memaliaj, pasi në fshatin Buz, Memaliaj, kanë kanosur me fjalë, për mospjesëmarrjen në zgjedhje, shtetasin F. I., me detyrë administrator i njësisë administrative Buz, Memaliaj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

zgjedhje memaliaj

Sondazh

Poll