Aktualitet

Djegia e makinës së kandidatit socialist në Has, Policia: Zjarri nisi brenda pronës së Mulajt, kemi nisur hetimet

Zjarri ra rreth orës 00;04, në banesën që ndodhet pranë aksit 'Krume-Golaj'. 

10 Maj 2023, 10:03 Nga A.B
Djegia e makinës së kandidatit socialist në Has, Policia: Zjarri
Policia

KUKËS- Policia e Kukësit ka dhënë detaje nga zjarrëvënia në makinën e kandidatit socialist për zgjedhjet e '14 Majit', Beqir Mulajt. Sipas forcave blu, zjarri ra rreth orës 00;04, në banesën që ndodhet pranë aksit 'Krume-Golaj'. 

Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku është bërë i mundur neutralizimi i flakëve, me qëllim mospërhapjen e zjarrit. Si pasojë e flakëve, është djegur plotësisht automjeti në pronësi të Mulajt.

NJOFTIMI I POLICISË

Rreth orës 00:04, salla operative e Komisariatit të Policisë Has është njoftuar se ka rënë zjarr në garazhin në pronësi të shtetasit B. M., në aksin rrugor “Krume-Golaj”. Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku është bërë i mundur neutralizimi i flakëve, me qëllim mospërhapjen e zjarrit.

Si pasojë e flakëve, është djegur plotësisht automjeti në pronësi të shtetasit B. M. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, vijon veprimet hetimore, me qëllim përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Çfarë ndodhi?

Gjatë natës është djegur makina e kandidatit socialist për kryebashkiak në Has, Beqir Mulaj. Makinës i është vënë zjarri, dyshohet qëllimisht në parkingun e banesës, e cila ndodhet rpanë aksit 'Krume-Golaj'. Paraprakisht dyshohet se ngjarja është e qëllimshme dhe vjen vetëm 4 ditë përpara zgjedhjeve lokale të së dielës./Dosja.al

beqir mulaj

Sondazh

Poll