Politike

Rama sulmon Berishën dhe Metën: Ata i marrin të keqen baltës time, e fyejnë nëse i krahasoj

Kryeministri Edi Rama komentoi procesin në një video në të cilën kryeminsitri bënte poça prej balte, teksa opozita protestonte disa muaj më parë. 

9 Maj 2023, 23:08 Nga k.m.
Rama sulmon Berishën dhe Metën: Ata i marrin të keqen baltës
Edi Rama

TIRANË-Balta ime fyhet nëse e krahasoj me kundërshtarët e mi politikë,”-kështu tha kryeministri Edi Rama për kryedemokratin Sali Berisha dhe kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Në fjalën e tij gjatë emisionit "Top Story", kryeministri Edi Rama komentoi procesin në një video në të cilën kryeminsitri bënte poça prej balte, teksa opozita protestonte disa muaj më parë. 

“Çështja është se këta nuk janë problemi vetëm i PS-së por janë problemi i vendit, nuk dua të mësoj se si duhet të rindërtohet opozita apo ta lë vendin në opozitë të mirë apo të keqe. Këta janë problemi edhe vetë i kampit tjetër, se të djathtë s’janë as njëri as tjetri.

Ky ishte debati im i vazhdueshëm me shokun tim të studios që është një perfeksionist, ndërton gjithë procesin e tharjes pjekjes e nxjerrjes nga furra të asaj që unë bëj. Është kaq delikat ai proces dhe shumicën e rasteve bëhen krisje dhe ai më rri në kokë, unë i them lëre se ka dhe balta të drejtën e vet i them dëgjoje se kur gjërat ndodhin për një arsye duhet të adoptohemi, kjo është. Ajo është dita që unë kur kam mundësi shkoj ë studio. S’ka lidhje me kampin fare, e nxorëm përballë një normaliteti të së shtunës përballë një çmendurie, ata i marrin te keqen baltës time je në vete? Balta është shpirti i zotit, poçet e baltës janë shëmbëlltyrë e parë të krijimit të vetë perëndisë. Ata nuk janë cilado qënie njerëzore janë e keqja e Shqipërisë nuk mund të krahasohen me baltën time fyhet balta ime,”-tha Rama. 

edi rama zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll