Bota

Ra nga kati i katërt i një hoteli në Sardenja, ndërron jetë kryebashkiaku polak

Kryetari i bashkisë, i identifikuar me emrin Radosław Grzegorz Ostakieëicz, ishte duke vizituar fshatin sardinez të Cagliarit me delegacionin polak, pasi ra nga dritarja e një dhome në hotelin Due Colonne.

9 Maj 2023, 18:31 Nga a.l
Ra nga kati i katërt i një hoteli në Sardenja, ndërron
Radosłaë Grzegorz Ostakieëicz

POLONI- Një kryebashkiak polak ka ndërruar jetë pasi u rrëzua nga dritarja e katit të katërt të një hoteli në Sardenja, Itali. Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia Polake e Shtypit (PAP).

Kryetari i bashkisë, i identifikuar me emrin Radosław Grzegorz Ostakieëicz, ishte duke vizituar fshatin sardinez të Cagliarit me delegacionin polak, pasi ra nga dritarja e një dhome në hotelin Due Colonne, shkruan CNN.

Një zëdhënës i policisë së Cagliarit tha se Ostakieëicz ishte ulur në dritare dhe humbi ekuilibrin. Vdekja nuk po hetohet si një vetëvrasje.  44-vjeçari ishte kryebashkiak i Jaëorze, një fshat në Poloninë jugore. Një deklaratë për shtyp nga komuna e fshatit e përshkroi vdekjen e tij si tragjike dhe një aksident fatkeq.

radosław grzegorz ostakiewicz

Sondazh

Poll

Bota 9 Maj 2023, 17:35 a.l

"Evropa gjeopolitike" e Olaf Scholz

Olaf Scholz GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë fjalimit të tij për të ardhmen e Evropës në seancën plenare t...