Aktualitet

Konflikt për motive të dobëta, nxehen gjakrat në Dibër, xhaxhai plagos me thikë nipin

2 Tetor 2019, 17:15 Nga DOSJA
Konflikt për motive të dobëta, nxehen gjakrat në Dibër,

DIBËR– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Peshkopi, ku një 47-vjeçar ka plagosur me thikë nipin e tij.

Mësohet se 47-vjeçari me iniciale A.T.,  banues në Peshkopi, për motive të dobëta ka plagosur me thikë nipin.

Nipi i tij, 39-vjeçari po ashtu me inicale A.T., është dërguar menjëherë në spital, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Kanë qënë qytetarët ata që kanë njoftuar Policinë, menjëherë gjata konfliktit mes nipit dhe xhaxhait duke parandaluar kështu edhe përshkallëzimin e konfliktit.

Ndërkohë Policia ka arrestuar autorin e plagosjes, i cili do të përballet me drejtësinë.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Plagos me thikë nipin e tij, arrestohet në flagrancë nga policia

Në qytetin e Peshkopisë, shtetasi A.T, 47 vjeç, banues në Peshkopi, për motive të dobëta ka plagosur me thikë nipin e tij, shtetasin A.T, 39 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin Peshkopisë, jashtë rrezikut për jetën.

Falë bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë njoftuar në nr 112, policia ka reaguar menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit i cili mund të kishte pasoja edhe më të rënda.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë autorin e ngjarjes.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën me të cilën autori ka kryer plagosjen.

Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.

Brenda dy ditëve të fundit në vend kanë ndodhur tre vrasje që kanë shkaktuar 5 viktima në njerëz. Ndërkohë ende nuk ka një reagim nga Ministria e Brendshme apo Policia e Shtetit. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet plagosje ne peshkopi xhaxhai plagos nipin plagosje ne peshkopi xhaxhai plagos nipin

Sondazh

Poll