Aktualitet

Gjakmarrja godet Mirditën/ Vritet në kanal 34-vjeçari, i vëllai vrau fqinjin në shkurt (EMRI)

2 Tetor 2019, 14:17 Nga DOSJA
Gjakmarrja godet Mirditën/ Vritet në kanal 34-vjeçari, i

MIRDITË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mirditë ku është vrarë me armë zjarri një 34-vjeçar, që rezulton banues në Kurbin, për shkak të pasaportizimit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se viktima është Eri Zefi. Ai është vëllai i Ndue Zefit, 37-vjeçari që vrau Martin Ndrecën në Durrës në sy të fëmijës 10 vjeç, pasi e kishte ofenduar duke mos e përshëndetur në lokal. Dyshimet e para janë se ngjarja ka ndodhur për shkak të gjakmarrjes, pasi dy familjet, Ndreca dhe Zefi kanë hyrë në gjak me njëra-tjetrën.

Vrasja ka ndodhur në fshatin Zall-Xhuxhë dhe i riu është gjetur i mbuluar në gjak nga banorët e fshatit. Në momentin kur banorët e kanë parë, ai ka qenë i pajetë. Policia ndodhet në vendngjarje ku po bëhet krehja e zonës për të kapur autorin.

Kjo është  e treta ngjarje e rëndë që ndodh në vendin tonë brenda 24 orësh. Ditën e djeshme në Lushnje dhe Klos, ndodhën dy vrasje, ku në mëngjes u ekzekutua brenda lokalit biznesmeni Besnik Hida ndërsa në mesditë për shkaqe pronësie, Sadi Dakuci vrau të vëllain, Kujtim Dakuci dhe nipin Flogert Dakuci. Pas krimit të rëndë, Dakuci qëlloi edhe veten.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet eri zefi gjakmarrje ne mirdite ndue zefi vrasje me arme zjarri ne mirdite eri zefi gjakmarrje ne mirdite ndue zefi vrasje me arme zjarri ne mirdite

Sondazh

Poll