Aktualitet

Ekzekutimi i Grineo Dakës, policia e Londrës thirrje qytetarëve: Na ndihmoni të kapim vrasësit

2 Tetor 2019, 18:35 Nga DOSJA
Ekzekutimi i Grineo Dakës, policia e Londrës thirrje qytetarëve:

BRITANI E MADHE- Policia ka kërkuar ndihmë për identifikimin e katër personave që dyshohet se janë përfshirë në vrasjen e Grineo Dakës. (Lexo këtu)

Kryeinspektori Mark Wrigley tha për mediat vendase se shpresonte që me pamjet e sigurara do të kishin informacione shtesë lidhur me të akuzuarit.

“Ne duhet të flasim urgjentisht me njerëzit e paraqitur në pamjet e publikuara sot, pasi ata mund të mbajnë informacione domethënëse në lidhje me vrasjen e Grineo Dakës”-tha Wrigley.

Policia dhe vetë Wriegley ka kërkuar ndihmë nga çdo person që mund të njohë autorët apo që mund të ketë qënë brenda klubit natën ku edhe ka ndodhur ngjarja. 

“Nëse jeni një nga njerëzit në këto imazhe, ose nëse i njihni ato, ju lutem paraqituni sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne kemi nevojë që komuniteti të na mbështesë dhe të ndihmojë që ata që janë përgjegjës para drejtësisë. “

Deri më tani një 29-vjeçar është arrestuar dhe akuzohet për vrasje, ndërsa tre persona të tjerë mes të cilëve edhe një grua po mbahet nën hetim.

27-vjeçari Grineo Daka u qëllua për vdekje disa muaj më parë pas një mosmarrëveshjeje midis dy grupe burrash.

Prej të shtënave me armë zjarri, tre persiona mbetën të lënduar, por vetëm Dako ndërroi jetë në spital.

Marrë nga Eastlondonlines.co.uk

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grineo daka liridon saliuka londer shqiptari vret shqiptarin grineo daka liridon saliuka londer shqiptari vret shqiptarin

Sondazh

Poll