Bota

​Ambasadori britani, Abbott: Është koha që Kosova të propozojë zyrtarisht një draft statut për Asociacionin

Abbott në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar se, draft-statuti i ri duhet të jetë poashtu në përputhje me kriteret e përcaktuara nga Bashkimi Evropian. 

9 Maj 2023, 15:56 Nga a.l
​Ambasadori britani, Abbott: Është koha që Kosova të
Nicholas Abbot

KOSOVË- Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, ka deklaruar se është koha që Kosova të propozojë zyrtarisht një draft-statut për Asociacionin, duke u mbështetur në vizionin e kryeministrit Albin Kurti, të prezantuar javën e kaluar.

Abbott në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar se, draft-statuti i ri duhet të jetë poashtu në përputhje me kriteret e përcaktuara nga Bashkimi Evropian. 

Pra, tani është koha që Kosova të propozojë zyrtarisht një draft-statut për një Asociacion, duke u mbështetur në vizionin e vendosur nga kryeministri javën e kaluar, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga BE-ja”, ka shkruar Abbott në Twitter. 

Ambasadori ka njoftuar gjithashtu se gjatë kësaj jave në Kosovë do të ketë vizita të rëndësishme.

nicholas abbot

Sondazh

Poll