Bota

U akuzua për vrasjen e të birit në Greqi, 71-vjeçares do t'i bëhet ekzaminimi psikiatrik

Një e moshuar në Greqi, e akuzuar për tentativë vrasje ndaj djalit të saj, është lënë në masën e paraburgimit pasi u deklarua fajtore.

9 Maj 2023, 15:32 Nga m.s
U akuzua për vrasjen e të birit në Greqi, 71-vjeçares do
policia greke

GREQI- Një e moshuar në Greqi, e akuzuar për tentativë vrasje ndaj djalit të saj, është lënë në masën e paraburgimit pasi u deklarua fajtore.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së shtunës së kaluar në Polichni, e ndërsa djali i saj 44-vjeçar është dërguar në spital, ku po trajtohet në gjendje të rëndë.

Duke kërkuar falje, 71-vjeçarja e cila raportohet se vuan nga probleme psikiatrike, ashtu si djali i saj, nuk ka mundur të justifikojë aktin e saj, raporton "Protothema".

Hetuesja pranoi kërkesën e avokatit të saj, për ekzaminim psikiatrik. /Dosja.al

greqi

Sondazh

Poll