Bota

NDODH në Australi/ Pronari i argjendarisë luksoze inskenon grabitjen me armë për të përfituar 3 milionë dollarë sigurime

Pronari i argjendarisë, pak ditë pas ngjarjes është vetëdorëzuar në polici.

9 Maj 2023, 15:08 Nga a.l

 

NDODH në Australi/ Pronari i argjendarisë luksoze inskenon grabitjen
Grabitet argjenadaria ne Australi

 

AUSTRALI- Një grabitje me armë zjarri në një argjendari në Sidnei të Australisë është raportuar nga autoritetet vendase. Mediat e huaja raportojnë se pas një sërë hetimesh u zbulua se grabitja ishte organizuar nga vetë shefi i argjendarisë me qëllim që të përfitonte 3 milionë dollarë dëmshpërblim. 

Por si u inskenua gjithë ngjarja? Punonjësja e argjendarisë luksoze u lidh dhe u kërcënua nga dy autorët me armë zjarri. Ndërsa pronari i subjektit, Michel Elias Germani, 65 vjeç, fillimisht i tha policisë se ai dhe një anëtar i stafit ishin kërcënuar nga dy burra në dyqanin e tij të argjendarisë në CBD të Sidneit në fillim të këtij viti.

Hetuesit pretendojnë se grabitja ishte një mashtrim i orkestruar nga argjendari. Dokumentet e gjykatës të parë nga AAP pretendojnë se Germani kërkoi 2,821,348 dollarë nga Barrenjoey Insurance, e nënshkruar nga Lloyds of London dhe dyshohet se kishte bërë deklarata të rreme për të arritur qëllimin final. 

Detektivi Joe Doueihi u tha gazetarëve se një sasi e madhe bizhuterish të një sasi të konsiderueshme dollarësh pretendohej se ishin vjedhur.

Pronari i argjendarisë, pak ditë pas ngjarjes është vetëdorëzuar në polici dhe pritet të përballet me akuzën për veprat penale për vjedhje të rëndë dhe privim nga liria e një personi, tentativë për të përfituar në mënyrë të pandershme përfitim financiar me mashtrim, publikim të materialeve të rreme ose mashtruese për të përfituar pasuri, si dhe pjesëmarrje në grup kriminal dhe kontribut në veprimtari kriminale. Germani do të paraqitet më pas në Gjykatën Lokale të Doëning Center të enjten për shqyrtimin e lirimit me kusht.

grabitje ne australi

Sondazh

Poll