Bota

Policia greke arreston 63-vjeçarin shqiptar, kishte mbledhur 47.5 kg lule që ka veti kuruese

Ai kishte mbushur pesë thasë me lulet e verdha të bimës aromatike, duke grumbulluar ilegalisht 47.5 kilogramë.

9 Maj 2023, 15:11 Nga m.s
Policia greke arreston 63-vjeçarin shqiptar, kishte mbledhur 47.5 kg lule
Lulja e Darvinit

GREQI- Një 63 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi është kapur duke mbledhur një lloj bime e quajtur "Lulja e Darvinit”, që ka veti kuruese. Për tre ditë e netë, shqiptari i cili kishte kaluar ilegalisht nga vendlindja e tij në rajonin malor të Aetomelitsa në Gramos, mblodhi sasi të mëdha të luleve që thuhet se ka veti shëruese.

Shqiptari ishte pikasur pasditen e së dielës sipas “Protothema” dhe kur u arrestua nga rojet kufitare, ai kishte mbushur pesë thasë me lulet e verdha të bimës aromatike, duke grumbulluar ilegalisht 47.5 kilogramë.

Autori 63-vjeçar, i cili akuzohet për shkelje të legjislacionit pyjor dhe mjedisor dhe ligjit për të huajt, u dërgua në prokurorinë e Plimmeliodikit të Janinës, ndërsa sasia e luleve u sekuestrua dhe iu dorëzua pylltarisë Konicë.

Lulja që ai kishte mbledhur, eksportohet e tharë në Gjermani dhe vende të tjera evropiane, ku shitet nga 100 deri në 400 euro për kilogram. Bima përmban vitaminë C, minerale, vajra esencialë dhe substanca të tjera të ndryshme dhe ka veti antioksidante, antiinflamatore dhe qetësuese. Kjo bimë kontrabandohet për qëllime medicinale. /Dosja.al

greqi lulja e darvinit

Sondazh

Poll