Bota

E rëndë në Itali/ Nuk ndihej mirë, 13-vjeçarja bie nga dritarja e shkollës, mësuesit dyshojnë se u hodh qëllimisht

Sipas raportimeve, vajza e vogël ndodhet në gjendje të rëndë. 

9 Maj 2023, 14:57 Nga a.l
E rëndë në Itali/ Nuk ndihej mirë, 13-vjeçarja bie
Foto ilustruese

ITALI- Një ngjarje e rëndëështë raportuar ditën e sotme në Itali. Mediat vendase raportojnë se një vajzë 13-vjeçare ka rënë nga dritarja e shkollës së 11 shkurtit '44 në via strada Colle pineta në Pescara. Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 09:20. Sipas raportimeve, vajza e vogël ndodhet në gjendje të rëndë. 

13-vjeçarja dyshohet se u ngrit nga karrigia e saj duke thënë se donte të merrte pak ajër të pastër në dritare. Pak sekonda më vonë ajo ra nga dritarja e klasës duke bërë një fluturim prej rreth 5 metrash. Mësuesit kanë ngritur dyshime se veprimi i të miturës ishte i qëllimshëm. Nuk dihet ende motivi i kësaj ngjarjeje ndërsa priten të zbardhen detaje pas marrjes në pyetje të dëshmitarëve. 

Në vendngjarje ndodhen policia dhe karabinierët.

aksident ne itali

Sondazh

Poll