Bota

ÇFARË po ndodh? Pas Serbisë, tronditet SHKUPI, nxënësja e shkollës fillore shkruan në letër kërcënime për shokët e klasës, njoftohet POLICIA

Rastin e ka denoncuar një grua 47-vjeçare, ndërsa policia po merr masa për zbardhjen dhe hetimin e raportimit. 

9 Maj 2023, 15:22 Nga a.l
ÇFARË po ndodh? Pas Serbisë, tronditet SHKUPI,
Policia në Shkup

MAQEDONI- Një tjetër rast tronditës është raportuar në një shkollë fillore në Shkup, ku një nxënëse ka shkruar letër me mesazhe kërcënuese për shokët e saj të klasës, rast i cili është kthyer shqetësues së fundmi edhe në shkollat në Serbi. Rastin e ka denoncuar një grua 47-vjeçare, ndërsa policia po merr masa për zbardhjen dhe hetimin e raportimit. 

Më datë 08.05.2023, një grua 47 vjeçare ka raportuar në SPB-Shkup se në një shkollë fillore në zonën e Qendrës, një nxënëse e shkollës ka bërë listë me kërcënime për nxënës tjerë. Është njoftuar drejtori i shkollës, Qendra për Çështje Sociale dhe prokurori, po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB. 

Masakrat e njëpasnjëshme në Serbi

Në Beograd, katër nxënës dhe një roje shkolle u vranë nga djali Kosta Keçmanoviç (13 vjeç) në sulmin e përgjakshëm në shkollën fillore "Vladislav Ribnikar". Vetëm dy ditë më vonë, Uros Blazic vrau tetë persona afër Mlladenovcit. I biri i një oficeri të ushtrisë serbe, qëlloi me armë automatik mbrëmjen e kaluar, fillimisht tek shokët e shkollës e më pas kur ishte pranë një fshati 60km në jug të Beogradit, nuk kurseu as fëmijë të pafajshëm, madje edhe motrën e tij. Pas aktit, 21-vjeçari u arratis por pas disa orësh kërkime u arrestua nga autoritetet serbe. Ai ishte fshehur tek daja e tij. Më shumë se 600 forca u angazhuan në këtë operacion.

kercenim ne shkup

Sondazh

Poll