Bota

Humbi kontrollin e mjetit në Kosovë, dalin pamjet nga aksidenti me një viktimë (VIDEO)

Drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë në spital

9 Maj 2023, 11:56 Nga m.s
Humbi kontrollin e mjetit në Kosovë, dalin pamjet nga aksidenti me
pamje nga aksidenti

KOSOVE- Këto janë pamjet e një aksidenti me pasojë jetën që ka ndodhur dje në Kosovë. Drejtuesi i një mjeti ka humbur kontrollin, duke shkaktuar aksidentin që rezultoi fatal për të. Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e datës 8 maj, në fshatin Baicё- Istog.

“Ju informojmë se me datë 8 maj 2023, rreth orës 20:00, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Baicё- Istog. Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Konumikacionit Rrugor (NJRKRR). Deri te aksidenti ka ardhur deri sa i vozitësi ishte duke qarkulluar në rrugën dytёsore tё fshatrave Staradran- Banje, saktёsisht nё fshatin Baicё-Istog, i njëjti duke mos ju përshtatur shpejtësisë dhe kushteve tё rrugёs, humb kontrollin del nga rruga, duke pёrsuar lëndime tё rёnda trupore”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Drejtuesi i mjetit është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal në Pejё, ku dhe ka ndërruar jetë. /Dosja.al

aksident kosove

Sondazh

Poll