Bota

Mark Zuckerberg i futet arteve marciale, fiton medalje të artë në turneun e jiu jitsu

Turneu në të cilin mori pjesë shefi i Metës u zhvillua fundjavën e kaluar në Redwood City të Kalifornisë.

9 Maj 2023, 11:12 Nga I.A
Mark Zuckerberg i futet arteve marciale, fiton medalje të artë
Mark Zuckerberg

SHBA- Mark Zuckerberg nuk e merr lehtë humbjen në asnjë nivel dhe e njëjta gjë ishte e vërtetë në turneun e parë brazilian të jiu jitsu ku mori pjesë, ku madje u përlesh me një gjyqtar dhe arriti të marrë medalje. Turneu në të cilin mori pjesë shefi i Metës u zhvillua fundjavën e kaluar në Redwood City të Kalifornisë.

Ndeshja e parë e 38-vjeçarit Zuckerberg nuk pati rezultatin që ai donte dhe u përplas publikisht me arbitrin. Për shkak të vendimit të arbitrit dy minuta pas fillimit të ndeshjes se Zuckerberg kishte hequr dorë dhe për këtë arsye fitorja duhej t'i shkonte kundërshtarit të tij.

Në videon e ndeshjes Zuckerberg shihet të jetë me shpinë në parket për kohën më të gjatë, por ai nuk e pranoi vendimin e arbitrit i cili pas ankesave njoftoi se ndeshja kishte përfunduar 0-0.  Pasi kapërceu këtë “pengesë”, Zuckerberg më në fund fitoi medalje të arta dhe të argjendta në garat ku mori pjesë.

mark zuckerberg

Sondazh

Poll