Bota

Gërvalla e pret në takim kryediplomatin kroat, më pas takime me Kurtin

Përveç me Gërvallën, kryediplomati kroat do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke filluar nga ora 16:15 në ndërtesën e Qeverisë.

9 Maj 2023, 10:29 Nga I.A
Gërvalla e pret në takim kryediplomatin kroat, më pas takime me
Foto nga takimi

KOSOVË- Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlic Radman është pritur në takim nga ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla. Pas takimit bilateral të dy homologët do të mbajnë konferencën e përbashkët për media.

Përveç me Gërvallën, kryediplomati kroat do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke filluar nga ora 16:15 në ndërtesën e Qeverisë. Radman ka arritur mbrëmë në Kosovë, ku është pritur nga Gërvalla.

gordan grlic radman donika gërvalla

Sondazh

Poll