Bota

Parandalohen vrasje të tjera në Serbi, shoqërohen 4 nxënës, kishin shkruar emrat e 'viktimave' në letër

Listat janë bërë edhe nga dy nxënës të klasës së 5-të në shkollën fillore Bora Stankoviç në Vozhdovc, si dhe një nxënës nga një shkollë në Bajina Bashta.

9 Maj 2023, 10:16 Nga I.A

 

Parandalohen vrasje të tjera në Serbi, shoqërohen 4
Foto Ilustruese

SERBI- Në tri shkolla në Serbi, nxënësit kanë bërë listat e nxënësve që do të vrasin, ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë për mediat vendase. Blic.rs shkruan se të gjithë ata janë ndaluar së bashku me prindërit e tyre dhe janë denoncuar nga nxënësit dhe prindërit e tjerë.

Një nga tre shkollat ​​është shkolla “Despot Stefan Lazareviç” në lagjen Mirijeva e Beogradit, dhe nëna e njërit prej nxënësve i dërgoi një letër nga administrata e shkollës mediave serbe, duke komentuar se prindërit janë të mërzitur dhe se shumë nuk do t’i dërgojnë fëmijët në shkollë.  Listat janë bërë edhe nga dy nxënës të klasës së 5-të në shkollën fillore Bora Stankoviç në Vozhdovc, si dhe një nxënës nga një shkollë në Bajina Bashta.

vrasja ne serbi

Sondazh

Poll