Bota

Nxënësi i shkroi letër, Rexhep Selimi i dërgon dhuratë nga Haga

Ish-deputeti i LVV-së, në shenjë falënderimi i ka bërë një pikturë me emblemën e UÇK-së dhe përmes gruas së tij Shqipes ia ka dërguar Gurit.

9 Maj 2023, 10:18 Nga A.B
Nxënësi i shkroi letër, Rexhep Selimi  i dërgon dhuratë
Rexhep Selimi

KOSOVË- Rexhep Selimi është befasuar nga një letër që i ka mbërritur në burg. Ishte mesazhi i nxënësit të shkollës 'Elena Gjika', Gur Ademi, ai i cili i ka shkruar letër Selimit me rastin e Pavarësisë së Kosovës.

Ish-deputeti i LVV-së, në shenjë falënderimi i ka bërë një pikturë me emblemën e UÇK-së dhe përmes gruas së tij Shqipes ia ka dërguar Gurit.  

Në letrën e tij 7-vjeçari shkruante:

I dashur ushtar! Unë jam Gur Bekaj, nxënës në shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë. Kam vendos me ju falenderu që në kohën me të vështirë për Kosovën ju keni luftu dhe na keni mbrojt. Unë e di që gjatë luftës janë vra shumë gjyshër, fëmijë e mësues.

Kjo është e tmerrshme por fal jush ne sot jetojmë të lumtur në Kosovë. Prandaj për nder të Pavarësisë ju dëshiroj shumë suksese dhe ju falënderoj në emër të fëmijëve të Prishtinës!

Kjo letër e nisur nga Prishtina kishte mbërritur në qendrën e paraburgimit në Hagë dhe duket se përmbajtja e kësaj letre e kishte emocionuar shumë Selimin. Ky i fundit, piktori një emblemë të UÇK-së, e cika do jetë një kujtim i bukur për 7-vjeçarin./Dosja.al

gur ademi rexhep selimi

Sondazh

Poll