Aktualitet

Në birrari me prokurorët e ‘Dukajve’/ Avokati Ilir Murati: S’kam lidhje, Blendi Teta s’është klienti im

2 Tetor 2019, 15:08 Nga DOSJA
Në birrari me prokurorët e ‘Dukajve’/ Avokati Ilir Murati:

TIRANË– Disa ditë pasi në media u publikuan pamje nga një lokal, ku avokati Ilir Murati shfaqej me tri prokurorët që hetuan vrasjen e Santiago Malkos dhe klanin “Duka”, vetë Murati mohon të ketë lidhje.

Në një kontakt që Murati pati me Dosja.al, ai u shpreh se ai nuk është avokati i të pandehurit Blendi Teta, siç pretendohet në pamjet e nxjerra nga Fax News, e për rrjedhojë as nuk ka shkelur ligjin për të konsumuar birrë me prokurorët e çështjes.

“Kjo nuk është e vërtetë, unë nuk jam avokati i Blendi Tetës. Ky është vendimi i Tetës dhe avokatët që kanë të zgjedhur prej tij në seancë. Më pas, gjykata ka shpallur moskompetencë duke ia kaluar çështjen gjykatës për Krimet e Rënda. Unë s’kam lidhje”,-është shprehur Murati.

Madje prokurori Naim Tota e rëndoi pozitën e tyre duke i kaluar dosjen tek Krimet e Rënda dhe nuk e heton më rastin.

Pak ditë më parë, në media dolën pamjet sesi prokurorët e dosjes Malko konsumonin birra me disa avokatë, që sipas Fax News ishin avokatët e çështjes. Kjo solli komentim të gjerë në rrjetet sociale dhe media, se prokurorët kanë shkelur ligjin, po ashtu dhe avokatët.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet santiago malko ilir murati klan duka klani duka ekzekutohet santiago malko ilir murati klan duka klani duka

Sondazh

Poll