Aktualitet

Shkatërrohet banda e kokainës në Greqi, në pranga 8 persona, mes tyre dhe “koka” nga Shqipëria

2 Tetor 2019, 15:09 Nga DOSJA
Shkatërrohet banda e kokainës në Greqi, në pranga 8 persona,

GREQI- Policia greke ka finalizuar sot nje operacion tjetër anti-drogë, ku bëhet me dije se të arrestuar janë disa shqiptarë. Më tej shtohet se grupi kriminal trafikonte droga të forta si, heroinë dhe kokainë në qytetin e Janinës.

Në përfundim të operacionit, kanë qenë 8 persona që janë prangosur ku mes tyre është dhe “koka” e bandës, një shqiptar 31 vjeç, por ende i paidentifikuar.

Të arrestuarit e tjerë janë një 22 vjeçar shqiptar dhe një grua 40 vjeçare shqiptare. Po ashtu janë arrestuar dhe 5 grekë, mes tyre dhe femra, por identitetet e tyre nuk janë bërë të ditura.

Në kërkim, si pjesë e këtij grupi janë edhe dy shqiptarë nga 30-vjeç secili. Ishte kreu i organizatës ai që furnizonte grupin me sasi heroine dhe kokaine nga Shqipëria, duke i ndarë më pas në sasi më të vogla dhe i trafikonin në Janinë.

Mësohet se grupi në 5 muajt e fundit ka qarkulluar në Janinë 1 kg 150 gram heroinë dhe 30 gram kokainë. Gjate operacionit janë sekuestruar 326 gram heroinë, 36 gram kokainë, 3400 euro dhe 11 celularë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne greqi banda e kokaines trafiku i kokaine shqiperi-greqi arrestohet shqiptari ne greqi banda e kokaines trafiku i kokaine shqiperi-greqi

Sondazh

Poll