Aktualitet

Plagosja në Lezhë/ Dhunuan dhe plagosën me armë Laskën, shpallen në kërkim 3 autorët (EMRAT)

Këta persona dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti të çastit, në ambientet e jashtme të një bilardoje, në Lezhë, kanë goditur me mjete të forta 22-vjeçarin, Aleks Laskën, si dhe e kanë plagosur atë me armë zjarri, në këmbë.  

9 Maj 2023, 11:10 Nga A.B
Plagosja në Lezhë/ Dhunuan dhe plagosën me armë Laskën,
Policia

LEZHË- Tre persona janë shpallur në kërkim pas plagosjes së 22-vjeçarit Aleks Laska. I riu u plagos mbrëmjen e kaluar me armë zjarri në këmbë. Sipas forcave blu, në kërkim janë: Leandro Frroku, 29 vjeç, Xhuliano Frroku, 26 vjeç dhe Agusin (Shahini) Mehmeti 27 vjeç, të tre banues në Lezhë.

Këta persona dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti të çastit, në ambientet e jashtme të një bilardoje, në Lezhë, kanë goditur me mjete të forta 22-vjeçarin, Aleks Laskën, si dhe e kanë plagosur atë me armë zjarri, në këmbë.  

NJOFTIMI I POLICISË:

Lezhë/Dhunuan fizikisht dhe plagosën me armë zjarri, një shtetas, mbrëmjen e djeshme, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar.  Rreth orës 22:30 të datës 08.05.2023, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Lezhë, ka shkuar për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. L., 22 vjeç, banues në Rrilë. Menjëherë pas njoftimit, grupi hetimor ka filluar veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ëve. Si rezultat i punës hetimore profesionale intensive, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorëve të dyshuar, shtetasve: L. F., 29 vjeç, Xh. F., 26 vjeç dhe A. Sh., 27 vjeç, të tre banues në Lezhë.

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti të çastit, në ambientet e jashtme të një bilardoje, në Lezhë, kanë goditur me mjete të forta shtetasin A. L., si dhe e kanë plagosur atë me armë zjarri, në këmbë.  

Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

aleks laska leandro frroku xhuliano frroku agusin mehmeti

Sondazh

Poll