Aktualitet

Plagosja në Lezhë! 22-vjeçari mori plagë në këmbë, sherri nisi brenda ambienteve të bilardos, Laska: Nuk i njoh autorët

Sipas dëshmitarëve janë dëgjuar tre të shtëna me armë zjarri. Pasi mbërriti policia në vendin e ngjarjes, nuk u gjet asnjë nga personat e përfshirë në konflikt pasi ishin larguar, mirëpo njëri prej tyre është kapur nga kamerat e sigurisë. 

9 Maj 2023, 10:24 Nga A.B
Plagosja në Lezhë! 22-vjeçari mori plagë në
Vendi i ngjarjes

LEZHË- Aleks Laska, u plagos mbrëmjen e kaluar me armë zjarri në këmbë nga një person ende i paidentifikuar. Raportohet, se 22-vjeçari ishte së bashku me disa të rinj brenda ambienteve të një bilardo, në zonën e Lezhës.

Ai u qëllua me armë në këmbë e më pas u dërgua në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore. Sipas dëshmitarëve janë dëgjuar tre të shtëna me armë zjarri. Pasi mbërriti policia në vendin e ngjarjes, nuk u gjet asnjë nga personat e përfshirë në konflikt pasi ishin larguar, mirëpo njëri prej tyre është kapur nga kamerat e sigurisë. 

Përballë grupit hetimor, i riu ka treguar se nuk i njeh autorët, duke dyshuar mbi vërtetësinë pasi ai kishte kohë që qëndronte në atë ambient. Hetimet vijojnë për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë dhe për të zbardhur shkaqet e sherrit./Dosja.al

plagosje ne lezhe aleks laska

Sondazh

Poll