Aktualitet

"Road Guard" në Gjirokastër! U kap duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 32-vjeçari nga Lezha

Policia sekuestroi 1 automjet, 1 aparat celular dhe një shumë parash.

9 Maj 2023, 10:24 Nga A.B
"Road Guard" në Gjirokastër! U kap duke transportuar 2
Policia

GJIROKASTËR- Një 32-vjeçar nga Lezha është vënë në pranga nga Policia pasi akuzohet se ka ndihmuar emigrantë të paligjshëm për të kaluar kufirin, kundrejt pagesës. Ky person, u kap në flagrancë duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Policia sekuestroi 1 automjet, 1 aparat celular dhe një shumë parash. I riu do të hetohet për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon operacioni "Road Guard", për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit. Goditet një tjetër rast i kësaj veprimtarie kriminale, vihet në pranga një shtetas që u kap në flagrancë duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm, kundrejt pagesës. Sekuestrohen 1 automjet, 1 aparat celular dhe një shumë parash.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme "Road Guard", për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit, kanë finalizuar një tjetër operacion për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi B. Gj., 32 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur "Kthesa e Luftinjës", Memaliaj, duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet, 1 aparat celular dhe një shumë parash. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve"./Dosja.al

operacioni road guard gjirokast

Sondazh

Poll