Aktualitet

Hyri në kanionet e lumit Osum për t'u larë! Gruaja e tij shpëton, ende asnjë gjurmë për turistin holandez, rinisin kërkimet

Teksa bashkëshortja e tij ka arritur të dalë, 68-vjeçarin e ka marrë rrjedha e lumit

9 Maj 2023, 11:05 Nga m.s
Hyri në kanionet e lumit Osum për t'u larë! Gruaja e tij
Lumi Osum

SKRAPAR- Polumbarët kanë nisur sërish kërkimet për gjetjen e turistit holandez, të cilin e mori rrjedha e ujit në kanionet e Osumit në Skrapar. Një ditë më parë, turisti holandez Jules Schurmmans, 68 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, Helma Schurmmans, 64 vjeç, ishin futur në kanionet e Osumit për t’u larë. Teksa bashkëshortja e tij ka arritur të dale, 68-vjeçarin e ka marrë rrjedha e lumit.

Ajo u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa sot ka lënë ambientet e spitalit dhe i është bashkuar kërkimeve për gjetjen e bashkëshortit të saj.

Çifti nga Holanda po notonin në kanionet e lumit Osum, kur i mori rrjedha e ujit. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se ka qenë vetë turistja e cila ka shkuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Çorovodës, e që ngriti po ashtu alarmin për zhdukjen e të shoqit. Kjo bëri që autoritetet policore të nisnin kërkimet për gjetjen e 68-vjeçarit. /Dosja.al

lumi osum jules schurmmans

Sondazh

Poll