Aktualitet

Arrestohen 4 persona në kryeqytet, 'zhduket' 20-vjeçari në Tiranë, nëna kallëzon në Polici

Disa arrestime në Tiranë për vepra të ndryshme penale.

9 Maj 2023, 09:04 Nga A.B
Arrestohen 4 persona në kryeqytet, 'zhduket' 20-vjeçari
Policia

TIRANË- Policia ka arrestuar katër persona pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. Kështu, forcat blu bëjnë të ditur se në pranga ka përfunduar një 38-vjeçar pasi iu janë gjetur sasi të vogla lëndësh narkotike kokainë dhe kanabis. Po ashtu, është arrestuar edhe një 35-vjeçar që kishte me vete lëndë narkotike kokainë. 

Ndër të tjera, policia bën të ditur se një 37-vjeçare ka denoncuar për zhdukjen e djalit të saj 20-vjeçar, i cili nuk është kthyer në banesë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:

- A. C., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin që ai drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të vogla lëndësh të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis; - L. T., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. X., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke vjedhur disa produkte në një market dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar punonjësin e Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin K. E., 28 vjeç, banues në Babrru, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
-
Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasja F. I., 37 vjeçe, e cila ka bërë kallëzim se është larguar nga banesa, djali i saj, shtetasi E. B., 20 vjeç. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

arrestim ne tirane tirane

Sondazh

Poll